“Piolin e mbajmë fort, po ju them diçka mbi Ibrahimovic! Champions befasi, na përshpejtoi planet”

Gjatë një interviste me ‘La Politica nel Pallone’, presidenti i Milan, Paolo Scaroni – përveç temave të Donnarumma dhe Calhanoglu tashmë të larguar – foli edhe për Stefano Pioli, një nga trajnerët e paktë të konfirmuar në Serie A në funksion të sezonit të ardhshëm:

“Pioli e mbajmë fort! Shumë fort! Ai është një zotëri dhe mishëron në mënyrë të përsosur stilin e Milanit për të cilin vërtet më intereson.

Puna e trajnerit është shumë stresuese, gjithashtu për këtë arsye ka pasur disa ndryshime”.

Për Ibrahimovic: “Përveç që ka një fizik të jashtëzakonshëm, ai ka një temperament të jashtëzakonshëm.

Jam i sigurt se ai do të kthehet në fushë më agresiv se kurrë”.

“Ne nuk e kishim llogaritur hyrjen në Ligën e Kampionëve, kështu që ishte një surprizë pozitive për ne. Për ne, Champions League është thelbësore, kemi 430 milion tifozë në të gjithë botën që mund t’i gëzojmë nëse luajmë në Champions League.

Për vitin e ardhshëm ne synojmë të kapërcejmë disa raunde. Ne duhet të mbajmë shpirtin dhe stilin tonë.

Nuk emocionohemi pas fitoreve dhe nuk dorëzohemi pas humbjeve. Ne gjithmonë duhet të mbajmë një atmosferë të qetë. Kthimi në Champions League, i cili nuk ishte në planet tona për këtë vit, përshpejton gjithçka me një vit, si dhe përmirësimin e llogarive.

Duhet të ushqejmë pasionin e atyre që ndjekin Milanin në botë, këto tifozët po shikojnë Champions League dhe jo kampionatin italian.

Ne duam të jemi një ekip që është gjithmonë në Champions League dhe që gjithmonë përpiqet të bëjë një përshtypje të mirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu