Pioli zyrtarizon listën, konfirmohen mungesat por edhe rikuperimet!

Stefano Pioli ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për këtë derbi. Milani, për këtë rast, rikthen Zlatan Ibrahimovic, Alessio Romagnoli dhe Andrea Conti.

Lajmi i mirë i javës është konfirmuar me kapitenin dhe numrin 11 suedez të cilët padyshim që menjëherë do ta nisin titullar.

Ish-lojtari i Atalanta-s si dhe i sapoardhuri Diogo Dalot do të ulen në stol.

Vihen re edhe një herë mungesat e ndryshme në qendër të mbrojtjes: Milani do të jetë pa Duarte, Gabbia dhe Musacchio. Siç pritej nuk do të jetë Ante Rebic, mungesa e vërtetë e madhe për ndeshjen e nesërme.

Lista:

Portierë: A. Donnarumma, G. Donnarumma, Tătărușanu.
Mbrojtës: Calabria, Conti, Dalot, Hernández, Kalulu, Kjær, Romagnoli.
Mesfushorë: Bennacer, Çalhanoğlu, Castillejo, Díaz, Hauge, Kessie, Krunić, Saelemaekers, Tonali.
Sulmues: Colombo, Ibrahimović, Leão, Maldini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu