Pioli zbulon problemin e Leaos dhe gëzon tifozët mbi Hauge!

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, ka folur sot në konferencë për shtyp duke u ndalur edhe te problemet e Rafael Leaos që ka marrë shumë kritika nga tifozët për paraqitjen e fundit ndaj Rio Ave. Trajneri kuqezi ka mbrojtur portugezin pasi sipas tij problemet vijnë nga mungesa e stërvitjet dhe fakti që për dy muaj futbollisti ka qëndruar në shtëpi dhe pa aktivitet.

“Leao nuk është në 100% të formës dhe duket. Madje nëse Ibrahimovic dhe Rebic do të ishin në dispozicion nuk do të akvitizohej aspak. Por kam besim te Leao dhe jam i bindur se do të jetë vendimtar për ekipin. Nuk është kollaj për një futbollist që ka qëndruar në karantinë për gati 1 muaj”.

Sa i përket Hauge, talentit norvegjez, që do të grumbullohet për ndeshjen Milan-Spezia. “Hauge është gati në nivel fizik dhe madje më lart se ekipi ynë. Taktikisht ende duhet të përshtatet. Por mund të luajë.

Ai është një djalë i ri me cilësi të mira, na jep më shumë zgjidhje, vjen nga një kampionat tjetër, do të ketë kohë për tu përshtatur, le t’i japim kohë por mund të na japë disa kënaqësi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu