Pioli u jep zemër tifozëve: Milani futet në Champions

Stefano Pioli ka folur për mikrofonët e Milan TV pas ditëve të para të stërvitjes në Milanello.

Tekniku i Milanit i ka idetë e qarta për sezonin e ri:

“Duhet të kujtojmë mirë atë që kemi ndërtuar. Jemi një skuadër e re që nuk ka shumë kohë bashkë dhe objektivi është të rritemi.

Sigurisht që jam i favorizuar nga eksperienca e mëparshme. Ja kam thënë skuadres, është një avantazh për t’u shfrytëzuar. Njihemi, e dinë se çfarë dua dhe çfarë duhet të bëjnë, unë e di se ata mund të me japin shumë dhe mund të kërkoj shumë. Është një verë e veçantë, ka pak kohë dhe duhet shfrytëzuar mirë”.

Merkatoja që pret Milanin

“E dimë shumë mirë se ku ka nevojë të përmirësohet skuadra, shoqëria po punon me vazhdimësi dhe vendosmëri për të përmirësuar skuadren dhe shfrytëzuar këto ditë. Do të jetë një merkato i gjatë për fat të keq, por ka ndarje idesh, shpresojmë të punojmë sa më mirë”.

Objektivi Champions

“Mendoj se është e drejtë që tifozët duan Champions-in. Jemi Milani, mungojmë prej shumë kohësh, por të gjitha shtatë skuadrat e vitit të kaluar e kanë këtë objektiv. Duhet të fillojmë mirë, do të thotë të fitojmë besim dhe entuziazëm. Duam të bëjmë mirë dhe të përmirësojmë pozicionin e vitit të kaluar”.

“Është shumë e rëndësishme të kesh sa me shumë titullare në dispozicion, duhen 17-18. Duhen me shumë lojtarë të besueshëm dhe me shumë lojtare të fortë. Të rrisësh nivelin e skuadres është objektiv i të gjithëve, po punojmë për t’i arritur këto objektive “.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu