Pioli tregon sekretin e rritjes së Calabria dhe mbron fort Sandron Tonalin! Mbi Brahim Diaz…

Stefano Pioli, në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Bologna, që solli edhe fitoren kuqezi 2-0, u ndal edhe te individët, më së shumti Tonali, Diaz dhe Calabria, që është duke u paraqitur mjaft mirë që pas karantinës…

Tonali – “Arriti vetëm dy javë më parë, si Brahim Diaz. Ai ndryshoi kontekstin, mjedisin dhe atë që bën në fushë. Është e drejtë që të ketë kohën e tij për t’u përshtatur mirë, por ai është inteligjent dhe nuk mendoj se do të ketë probleme me për të bërë atë”.

Calabria – “Po vazhdon në të njëjtën rrugë që ndoqi në finalen e sezonit të kaluar. Ai reagoi shumë mirë nga pikëpamja mendore edhe për disa përjashtime, pra pankina! Është një lojtar që di të qëndrojë në fushë dhe merr pjesë”.

Brahim Diaz – “Më pëlqen të kem lojtarë që mund të zënë më shumë pozicione, mund të luajë në të tre pozicionet prapa sulmuesit. Ai duhet ta kuptojë mirë kampionatin, edhe përsa i përket ritmeve, por  mund të na japë një dorë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu