Pioli: Theo dhe Leao të talentuar, por nuk mjafton! Objektivi? Nëse dalim të gjashtët…

I intervistuar nga Milan TV, Stefano Pioli foli për Leao dhe Theo Hernandez, protagonistë te kuqezinjtw, pavarësisht moshës së tyre shumë të re:

“Ne po flasim për dy lojtarë shumë të rinj që ende duhet të mbushin bagazhet e tyre, si nga pikëpamja teknike ashtu edhe taktike, por dhe nga pikëpamja e karakterit, por që sigurisht që kanë cilësi të rëndësishme”.

“Ata duhet të vazhdojnë të rriten dhe të dëshirojnë këto përmirësime duke punuar me pasion.

Janë me fat sepse kanë talent por e dinë shumë mirë, sicc e dimë shumë mirë se vetëm talenti nuk është i mjaftueshëm për të arritur rezultate të shkëlqyera nëse nuk shoqërohen me punë, pasion, përkushtim të përditshëm”.

“Ne jemi këtu për t’u përpjekur të përmirësojmë sezonin e kaluar, mendoj se askush prej nesh nuk do të ishte i lumtur nëse në fund të këtij sezoni do të ishim akoma të gjashtët ose më keq. Duhet të përmirësohemi, për t’u përmirësuar ne duhet të përpiqemi të garojmë me ekipet që dolën para nesh”.

“Në Itali kampionati është shumë i vështirë, rezultatet e ekipeve italiane në Ligën e Kampionëve po e tregojnë atë, kështu që duhet të vazhdojmë të rritemi, të jemi shumë konkurrues dhe të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje për t’u përpjekur të përmirësojmë pozicionin tonë përfundimtar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu