Stefano Pioli shpjegoi fitoren në Udine, por dhe zëvendësimet. Trajneri kuqezi foli në konferencë pas ndeshjes.
“Nuk e zvogëloj fitoren vetëm te Ibrahimovic. Edhe pse më kanë mbaruar elozhet për Zlatanin!
Ekipi arriti të kapërcejë disa momente të vështira, por ishte një nivel i mrekullueshëm mendor. Ne u përpoqëm të fitonim dhe në fund e gjetëm atë me një performancë të shkëlqyeshme”.
“Kjo nuk është koha për të parë renditjen sepse jemi akoma në fillim të kampionatit. Do të jetë një udhëtim i gjatë, gjithashtu sepse kemi një grup të gjërë lojtarësh që mund të përmirësohen”.
Pioli ka shpjeguar edhe aktivizimin e Tonalit dhe Diazit.
“Kishim nevojë për freski. Duhej të ndryshonim disa pozicione dhe disa pjesë në ndeshje sepse Udinese kishte marrë masat”.