Pioli shpërthen në fund të ndeshjes ndaj Solskjaer: “Ekip i mirë, k**! Gomar”

Dukej një mision i mundshëm, por në fund Milani u detyrua t’i dorëzohej Manchester United, i cili e mundi në San Siro falë një goli të Paul Pogba dhe kështu fitoi biletën për në çerekfinalet e Ligës së Evropës.

Pavarësisht nga zhgënjimi, shumë i vlerësuan djemtë e Pioli, të cilët treguan në fushë se nuk ndiheshin inferiorë ndaj askujt. Solskjaer, trajneri i Djajve të Kuq, gjithashtu përgëzoi kuqezinjtë në fund të ndeshjes, duke ndezur kështu zemërimin e Piolit, që ka dalë nga vetja, pasi gjithmonë është i qetë.

Në bilbilin e fundit të dy trajnerët kalojnë afër njëri-tjetrit, me norvegjezin 48-vjeçar që zgjat një krah për të uruar kolegun e tij. “Good Team (skuadër e mirë)”, duket se i thotë tekniku i Manchesterit-Piolit, i cili vazhdon i tërbuar dhe duke iu drejtuar tunelit.

“Good Team (skuadër e mirë) një k**, b*le që nuk je asgjë tjetër, gomar! Motra jote ekip i mirë, motra jote”, dëgjohet në videon që tashmë ka bërë xhiron në internet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu