
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i intervistuar nga mikrofonat e kanalit online kuqezi, foli për ndikimin e Brahim Diaz në Serie A dhe debutimin e tij nga minuta e parë.
Spanjolli – i ardhur në huazim nga Real Madrid – kishte luajtur vetëm disa minuta në ndeshjet e tjera, por sot ishte hera e parë që zbriste në fushë nga minuta e parë.
Madje, shënoi edhe gol në pjesën e dytë. Por, për trajnerin ka ende shumë punë.
“Është një lojtar që nuk është sulmues klasik, duhet të jetë i mirë në lëvizjet alternative midis linjave dhe duke sulmuar thellësinë. Ai di të lëvizë, di të lexojë hapësira. Mos harroni, sapo ka ardhur gjithashtu! Është ende shumë i ri”.
“Jam i kënaqur, edhe pse ka humbur disa topa por duhet ta kuptojë. Në Itali është një lojë tjetër, më fizike dhe më intensive, por ai ka cilësi për të bërë gjëra të rëndësishme”.