Pioli: Përse e dua Ibra-n në skuadër

Zlatan Ibrahimovic padyshim i dha një tjetër fytyrë Milanit me ardhjen e tij në skuadër.

Pas rikthimit në fushë, Milani nuk njohu humbje dhe shumë lojtarë u kthyen në formë të shkëlqyer.

Të gjithë po e presin me padurim rinovimin e tij me kuqezinjtë, e një ndër ta është edhe trajneri Stefano Pioli.

Ai ka folur së fundmi me superlativa për suedezin.

“Ibra të thjeshton gjithçka. I ka mësuar të rinjtë që të jenë lutarakë dhe konkurues në çdo stërvitore. Është i pari që mbërrin në stërvitje dhe i fundit që largohet. Është shembull se si një lojtar qëndron në nivele të larta. Të mëson që të mos vetëkënaqesh kurrë. Paolo, Gazidis, Massara dhe unë jemi të bindur që duhet të vazhdojë me ne. Sa i përket detajeve ekonomike nuk më takon mua të flas por jemi të gjithë të vetëdijshëm për atë që ka dhënë në fushë”, shprehet Poli./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu