Pioli nuk përmbahet pas kartonit të kuq, trajneri kuqezi ndaj arbitrit napolitan si Conte dikur…

Gjatë momentit të kartonit të kuq të Ibrahimovic, Stefano Pioli, trajneri kuqezi, nuk është përmbajtur në adresë të arbitrit Maresca nga Napoli.

Trajneri i Milanit është dëgjuar të thotë “Maresca, po gjithmonë protagonistin do të bëjmë? Gjithmonë protagonistin?!”…

Trajneri është qetësuar nga arbitri i katërt në atë moment teksa Ibrahimovic duke dalë i ka treguar me gisht arbitrin Piolit që ka ngritur duart…

Pioli ka thënë po të njëjta gjëra si Conte përpara disa kohësh te Udinese-Inter që gjithashtu iu referuar Maresca me këtë fjali: “Maresca, gjithmonë t’i? Je gjithmonë t’i, edhe te VAR!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu