Pioli nuk ishte zgjedhja e parë pas Giampaolo! E tregon Donadoni

Roberto Donadoni, ish-lojtar i Milan, tregoi një prapaskenë të rëndësishme që daton që nga kohërat kur Djalli vendosi të shkarkojë Marco Giampaolo. Këto janë deklaratat për mikrofonat e ‘Calciomercato.com’:

“Adriano Galliani kurrë nuk më kontaktoi. Më ka rastisur të kem një kontakt me Milanin kur isha në Kinë, kur Milani zëvendësoi Giampaolo.

Të thoja lamtumirë dhe faleminderit nuk do të ishte serioze, çdokush vendos gjënë më korrekte.

Skuadra po bën gjëra të shkëlqyera, ata kanë ndryshuar filozofinë e tyre. Ajo që po bëjnë këtë vit, e kombinuar me fundin e sezonit të kaluar, është jashtëzakonisht pozitive.

Nëse arrijnë të përfshijnë 1-2 lojtarë në vit, Milan mund të kthehet te fituesit e disa viteve më parë. Kjo është shpresa ime dhe dëshira ime, kushtet janë të mira”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu