Pioli nuk e fal as Kupën e Italisë dhe flet mbi të dëmtuarit!

Stefano Pioli u intervistua nga Rai Sport në prag të ndeshjes së Coppa Italia kundër Torinos, i njëjti kundërshtar me të cilin Milani u ndesh të shtunën në Serie A.

“Për mentalitetin dhe dëshirën për të bërë, ne duhet të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje të vetme. Jemi të rinj dhe klubi është prestigjioz, qëllimi ynë është të kalojmë. Ne do të takojmë një kundërshtar të vendosur”.

Për të dëmtuarit: “Sot të gjithë janë më mirë, por ata nuk kanë punuar me ekipin, seanca e nesërme në mëngjes do të jetë vendimtare”.

Për Ibrahimovic: “Për të do të jetë një fazë e rëndësishme, gjëja kryesore është të kapërcejmë problemin muskulor. Ai duhet të gjejë më shumë ritëm dhe minuta, nesër do ta gjejë atë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu