Pioli ndryshon Milanin, tani luhet me 3 rreshtime ndryshe! “Sikur Kjaer të kishte ardhur më përpara…”

Milani fitoi tre pikët e para, në një ndeshje të vështirë kundër një ekipi të organizuar, si Sampdoria.

Rossonerët e Stefano Pioli u imponuan falë golit të Brahim Diaz, i aftë të përfitonte nga një asist i bukur i Davide Calabria, dje kapiten për herë të parë në një ndeshje zyrtare të Milanit.

Milani, gjithashtu falë meritës së ekipit të D’Aversa, nuk arriti ta mbyllë lojën.

Kuqezinjtë luajtën mirë, por në minutat e fundit ata pësuan më shumë seç duhet, aq sa Pioli zgjodhi një mbrojtje me pesë lojtarë.

Trajneri dërgoi Alessio Romagnoli në fushë, duke e vendosur atë së bashku me Simon Kjaer dhe Fikayo Tomori, në qendër. Në krahë luajtën Alessandro Florenzi dhe Theo Hernandez.

Trajneri, tashmë nga fundi i sezonit të kaluar, ka treguar se mund të ndryshojë Milanin e tij shumë.

Jo më vetëm 4-2-3-1 por edhe 4-4-2 ose 3-5-2.

Një lloj mbrojtjeje me tre lojtarë, me Calabria shumë të centralizuar, për shembull, siç u pa kundër Atalantës, në ndeshjen që i lejoi ata të kualifikoheshin për Ligën e Kampionëve.

Mbrojtja me tre mund të bëhet një ide gjithnjë e më konkrete në Milano. Stefano Pioli, në ‘Milan TV’, e la të kuptohet qartë në fund të ndeshjes kundër Sampdoria:

“Më duhet të them se nëse Kjaer do të kishte ardhur pak më herët, mbrojtja me tre lojtarë do të ishte provuar më shumë. Por e rëndësishme është të jesh një ekip, numrat nuk janë aq të rëndësishëm, por interpretimi.

Pastaj nëse jemi me 5, apo me 4, kur do të ketë 2 sulmues… pak rëndësi ka!

Unë përpiqem të vendos një ekip të ekuilibruar,  ndoshta skuadra e së dielës tjetër do të jetë ndryshe sepse kundërshtarët janë të ndryshëm ose ndoshta niveli i formës së lojtarëve ndryshon.

Gjëja e rëndësishme është që të ketë këtë gatishmëri, i thashë ekipit. Ne duhet të ruajmë këtë nivel intensiteti, ritmi dhe sakrifice për ekipin”.

“Më vjen keq për Romagnolin, sepse të doja të luante më shumë”.

SI LUAJTI DJE MILANI

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria (88’ Romagnoli), Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Saelemaekers (80’ st Florenzi), Diaz (69’ st Bennacer), Leao (69’ st Rebic); Giroud.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu