Pioli, mes Cagliarit dhe merkatos: Bilanci bëhet javën e ardhshme. Lojën nuk e bën një lojtar, Ronaldo nuk ndryshon gjë

Në prag të Milan-Cagliari, ndeshje e javës së dytë në Serie A për sezonin 2021-22, trajneri kuqezi Stefano Pioli ka folur për mediat, duke u përgjigjur për pyetjet e gazetarëve të pranishëm në Milanello. Në vijim deklaratat e tij…

Mendja tek Cagliari: “Kemi punuar shumë gjatë javës, donim ta nisnim mbarë kampionatin dhe ia dolëm me një fitore të vuajtur, por të merituar, në Genova. Nesër do kemi përballë një skuadër të vështirë, por e dimë potencialin tonë”.

Ronaldo është larguar nga Serie A: “Një largim i papritur, por nuk ndryshon ndonjë gjë në kampionat, do të jetë një garë e egër për kreun deri në fund”.

Ndryshimet tek Milani në 3 muajt e fundit: “Jemi rritur, jemi më të vetëdijshëm për forcën tonë. Rëndësi ka që skuadra t’i ketë idetë e qarta në fushë dhe t’i zbatojë ato me vazhdimësi dhe cilësi. Duhet të përjetojmë gjithçka me emocion, që t’ua transmetojmë edhe tifozëve. Është e vërtetë që para një viti mund të ishim surpriza, ndërsa tani na njohin të gjithë, por kemi ende hapësira përmirësimi. Duhet të jemi më të saktë në sulm, më të rrezikshëm”.

Kessie, e ardhmja pezull: “Në këtë moment e kam mendjen tek ndeshja, sepse ka ende kohë për rinovimet. Vlerësimet bëhen në fund të merkatos, ne duhet ta kemi mendjen tek puna e përditshme”.

Pellegri, përforcim befasi: “Nuk është ende në formë të plotë, nuk do grumbullohet për nesër. Megjithatë, është mjaft mirë dhe pas ndërprerjes së kampionatit do jetë me ritëm të plotë në stërvitje”.

Sezoni i shkuar, perfekt në transfertë: “Ishin rezultate të jashtëzakonshme, do jetë shumë e vështirë t’i përsëritim. Duhet të përmirësohemi në fushën tonë, duke nisur që nesër”.

Asnjë përforcim në pozicionin “10” pas largimit të Calhanoglu: “Duhet ta administrojmë më mirë topin dhe të krijojmë epërsi numerike. Nuk bëhet fjalë vetëm për një lojtar, është një diskutim ekipi, në fazën sulmuese. Kemi lojtarë cilësorë, që mund të zgjidhin ndeshjet. Nuk besoj se Cagliari do luajë ashtu si herën e fundit në San Siro”.

Bakayoko: “Nuk është ende lojtar i Milanit, ndaj nuk mund të them asgjë. Kemi një skuadër të re, tifozët do të na ndihmojnë shumë në stadium”.

CorSera: Pioli and Ibrahimovic address the squad after Cagliari  disappointment - what was said

Zlatan dhe Kessie, ende jashtë: “Po përmirësohen, pres që javën e ardhshme të rinisin punën në grup, për të qenë gati për ndeshjet pas ndërprerjes”.

Maignan dhe loja me këmbë: “Varet çfarë bëjnë kundërshtarët. Natyrisht, është një mundësi më shumë kur ke portier kaq të zotin me këmbë, i cili na ndihmon shumë”.

Krunic e Diaz: “Mendoj se këtë sezon na duhen sa më shumë titullarë. Krunic është një ndër titullarët e ekipit tim, është shumë inteligjent, di t’i mbulojë mirë zonat e fundit dhe merr pjesë në të dyja fazat. Brahim Diaz më është dukur edhe më gati sesa sezonin e shkuar, është përshtatur dhe tani jemi më skuadër”.

E imagjinoni Interin pa Lukaku-Lautaro?", Pioli: Mëkat, do ishte një javë  super - Abc News

Tonali: “Vlen ajo që thashë për Brahim Diaz. Tonali e donte me çdo kusht Milanin dhe është krenar që vesh ngjyrat kuqezi. Ka gjithçka për të qenë një lojtar i kompletuar, që bën gjithçka në fushë. Rritja e tij është konstante dhe tani është më i gatshëm, më i qartë në lojë, merr më shumë përgjegjësi”.

Bennacer: “Është duke u përmirësuar fizikisht, është gati të luajë titullar. Ai i bën të gjitha, ndërton dhe mbro shumë mirë. Shumë cilësor”.

Milani kthehet në Champions: “E donim me ço kusht. E dimë që është kompeticioni më i rëndësishëm në Europë, do bëjmë gjithçka për të qenë në lartësinë e duhur, në një grup të vështirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu