Pioli me zgjedhje të detyruara, formacioni i mundshëm ndaj Genoa duket thuajse i kryer!

Nesër në mbrëmje Milani do të përballet me Genoa në Marassi në një sfidë aspak të lehtë. Kuqeblutë janë të parafundit në renditje dhe nuk po kalojnë një moment pozitiv, por skuadra e Piolit ka shumë mungesa si pasojë e dëmtimeve.

Trajneri do të duhet të bëjë pa Kjaer, Gabbia, Bennacer dhe Ibrahimovic.

Suedezi u kthye në stërvitje në grup dje por nuk ishte në gjendje të rikuperohej në kohë për transfertën në Liguria.

Nga ana tjetër, Gabbia dhe Bennacer, sigurisht që do të qëndrojnë jashtë deri në vitin 2021.

Në mungesë të Zlatan Ibrahimovic, Ante Rebic është zëvendësuesi i caktuar. Kroati nuk është në gjendje të shprehet më së miri si sulmues i parë, këtë vit ai ende nuk e ka gjetur golin, por lëvizjet e tij për të hapur hapësirat do të jenë të rëndësishme për shokët e tij të skuadrës.

Pas tij, tre mesfushorët sulmues, duke filluar nga e majta, do të jenë Leao, Calhanoglu dhe Castillejo, me Saelemaekers i cili ende nuk është shëruar plotësisht nga infeksioni që e mbajti atë jashtë kundër Parma.

Edhe në mesfushë, zgjedhjet janë të detyrueshme duke pasur parasysh mungesën e Bennacer. Sandro Tonali do të luajë përkrah Kessie, i cili do të duhet të jetë shumë i kujdesshëm pasi me një karton nuk luan ndeshjen tjetër.

Genoa-Milan, probabili formazioni: Kalulu parte titolare

Pa dyshim në portë është Gigio Donnarumma. Pioli ripropozon Calabria dhe Theo nëpër krahë,

Në qendër kapiteni Romagnoli do të luajë me Pierre Kalulu, në debutimin e tij sezonal në Serie A si titullar, pasi ka luajtur ndaj Sparta Praga në Europa League dhe në Serie A nga minuta e 4 ndaj Parma. Ish-lojtari i Lyon ka kaluar Duarte dhe Musaçhio në hierarkinë e trajnerit.

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma G.; Calabria, Kalulu, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Tonali; Castillejo, Calhanoglu, Leao; Rebic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu