PIOLI: Më pëlqyen fjalët e Ibrahimovic, Calha u godit nga Covid-19! Bennacer ndihet mirë

“Ibrahimovic shfrytëzoi minutat e së enjtes për të pasur gjendje më të mirë dhe nesër do të luajë nga minuta e parë. Ne nuk e dimë nëse do të ketë 90 minuta në dispozicion, por prania e tij është e rëndësishme, sepse na jep shumë”.

Në prag të Fiorentina-Milan, trajneri Stefano Pioli njoftoi rolin startues të kampionit suedez. “Firence ishte për mua tejet intensive si futbollist dhe si trajner. Pastaj, duke jetuar tragjedinë e Davide (Astori), mbeten gjurmë në kujtesë.

Ndeshja kundër Fiorentinës nuk do të jetë kurrë normale. Fiorentina është më shumë sesa thjesht një kundërshtar. Do të jetë një ndeshje e veçantë, ne kemi cilësi për të bërë mirë.

Titulli? Më pëlqyen shumë fjalët e Ibrës, edhe pse e dimë për çfarë po flasim dhe nuk mund të themi asgjë tjetër.

Duhet të synojmë maksimumin, mbeten edhe 11 javë kampionat. Jemi në betejë të plotë, por duhet të përpiqemi t’i fitojmë të gjitha ndeshjet në vazhdim.

Të japim maksimumin me cilësitë dhe idetë tona. Duhet ta fillojmë nga nesër, në një ndeshje mëse të komplikuar.

Lëndimet kanë qenë të shumta, në disa raste na ka shpëtuar diçka e vogël, në disa raste edhe historia e një lojtari është e rëndësishme. Tani kemi rikuperuar Ibrahimovic, edhe Bennacer është mirë.

Shpresoj që pushimi për kombëtaret të na rikthejë disa lojtarë të tjerë. Bennacer është më mirë, po punon me ritëm të lartë. Nuk mendoj se mund të luajë nga fillimi nesër, por një segment të ndeshjes.

Calhanoglu? Fatkeqësisht Covid-19 dhe dëmtimet nuk e lejojnë të jetë në 100%. Ai është thelbësor për ne, po përpiqet të gjejë gjendjen e duhur psiko-fizike. Uroj ta bëjë këtë sa më shpejt të jetë e mundur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu