Pioli mbyll diskutimet dhe polemikat mbi arbitrat dhe i shkel syrin sulmuesit italian!

Stefano Pioli sot u ngacmua edhe për shkak të arbitrazhit, kartonëve e kështu me radhë…

“Duhet të përqendrohemi në situatat që duhet të përcaktojmë…

Nuk duhet të mendojmë për gjëra të tjera ose situata të tjera. Arbitrimi në Serie A është shumë i vështirë. Mungesa e një audience mendova se mund të lehtësonte arbitrimin, por nuk u konsiderua aq shumë, duke u nisur nga fjalët e shumta të lojtarëve dhe trajnerëve. Ne kemi një klasë të nivelit të lartë të arbitrave”

Më pas, Pioli u ndal edhe te sezoni i Franck Kessie: “Franck është bërë një lojtar i plotë. Ai di të kombinojë gjithçka brenda lojës. Është shumë i vëmendshëm dhe i disponueshëm në të gjitha situatat.

Është përmirësuar në trajtimin e topit, vertikalizon më shumë. Ai është një lojtar që ka arritur një nivel shumë të lartë por që mund të rritet ende. Mund të bëjë pak gabime dhe duhet të bëjë pak gabime në pozicionin që mban”

Situata e Tomorit dhe e ardhmja e tij gjithashtu ishte temë e sotmja në konferencë: “Unë kam shumë respekt për pyetjet tuaja, por dëgjoj dhe shoh se po flasim për të ardhmen. Duhet të mendojmë për të tashmen dhe jo për lojtarët që mund të jenë me ne vitin e ardhshëm.

Ndikimi i Tomori është shumë pozitiv si mendërisht ashtu edhe për sa i përket performancës. Tani, megjithatë, le të mendojmë për ndeshjen e nesërme”.

Ibrahimovic duket se është nën shënjestër dhe ndoshta ndikon edhe te grupi, por Pioli nuk është dakord:

“Me të kam biseduar për ndeshjen si dhe me të tjerët, e kam parë atë të vëmendshëm dhe të përfshirë si gjithmonë, për fat të keq për ne nuk do të jetë i pranishëm për shkak të skualifikimit kundër Genoa”

Shumë fjalë dhe zëra jashtë fushe…

“Për ne nuk ka shpërqendrime. Ne vazhdojmë të punojmë sipas parimeve tona. Shoh një ekip të vendosur dhe të etur.

Jemi në gjysmë të rrugës deri në ngjitje dhe derisa të shohim majën duhet të vazhdojmë të pedalojmë”

Scammacca? “Ai është një i ri shumë premtues, me karakteristika të përshkruara. Ai sigurisht që është një lojtar i fortë me perspektivë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu