Pioli korigjon gabimet e së shkuarës: përgatit Milanin “kamaleon” me dy module!

Në pritje të përcaktimit të negociatave të fundit të merkatos dhe fillimit të Serie A, Milani vazhdon të punojë në Milanello për t’u përgatitur më mirë për sezonin e ardhshëm.

I vetëdijshëm për siguritë e tij, por i hapur për risi, Pioli e di rëndësinë e të pasurit alternativa si nga pikëpamja e individëve ashtu edhe e kolektivit: në këtë kuptim, prandaj, përveç rotacioneve të lojtarëve individualë të Rossonerëve, per trajnerin emilian ka nisur studimi i një moduli zëvendësues për 4-2-3-1 me 4-4-2 të identifikuar si ai që do të ndiqet me vendosmeri.

Përtej vlerësimeve tekniko-taktike, është e drejtë të theksohet se formacioni me mesfushorin sulmues është përparësia për Milanin dhe Piolin. Duke ripohuar këtë koncept, megjithatë, është po aq e saktë të nënvizohet sesi ndikimi i madh i Giroud në para-sezon e ka çuar trajnerin emilian të studiojë një modul që mund të lejojë bashkëjetesën e dy sulmuesve.

E thjeshta por efektive 4-4-2, pra, u bë rruga e ndjekur në miqësoret e fundit ku francezit iu bashkua Rebic me Leao jashtë në mesfushën me 4.

Ky formacion i vendosur sulmues dha sinjale të mira dhe hodhi themelet për riintegrimin e Ibrahimovic së bashku me francezin për bashkimin e një çifti ekspert dhe jashtëzakonshisht te forte e talentuar.

Vendimi për të qenë më pak të parashikueshëm në fushe dhe për të pasur dy module efektive në dispozicion është gjithashtu një sinjal indirekt për klubin.

Pioli, në fakt, e di rëndësinë e të pasurit një mesfushor sulmues, por ai e di se është po aq e rëndësishme të bësh një domosdoshmëri, një virtyt në atë mënyrë që të mos kapesh i papërgatitur gjatë sezonit.

Goditja në fantazi ka shumë të ngjarë të arrijë, por ndërkohë Pioli përgatit, studion dhe teston disa alternativa të dobishme gjatë sezonit aktual.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu