Pioli komenton zëvendësimet dhe “driblon”: Sonte kishim dy mundësi zgjedhjeje! Milani ka një thembër Akili

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, u shpreh për MilanTV në lidhje me humbjen sot: “Ne kishim shumë situata të rëndësishme në pjesën e dytë, por nuk luajtëm në një nivel të lartë në ato situata që mund të na çonin në goli: në fund fiton ai që shënon dhe ata e bënë dy herë!

Nuk mendoj se, duke pasur parasysh mënyrën se si kemi luajtur, ne e meritonim të shënonim vetëm një gol.

Më vjen keq sepse kishim interpretuar një ndeshje të mirë”.

Për angazhimet e radhës: “Ne vijmë nga një rezultat negativ, po, nga një performancë jo edhe aq e keqe.

Kur humbet, gjithmonë ka diçka që mund të bësh më shumë dhe ne duhet ta bëjmë atë në garat e ardhshme.

Gara për Champions League është një garë e vështirë dhe do të jetë kështu deri në fund të kampionatit. Sot nuk e morëm rezultatin që donim në shtëpi. Do të provojmë jashtë”.

Për zëvendësimet: “Ata bënë zëvendësime pa ndryshuar pozicione, pastaj dihet kushdo që shënon ka gjithmonë të drejtë…

Unë mendoj se ekipi bëri mirë në fushë, ne kishim dy mundësi: ose t’i sulmonim ata ose t’i prisnim dhe ne bëmë mirë të parën. Thembra e Akilit mbetet mungesa e qartësisë në 20 metrat e fundit! Ajo bën diferencën.

Është pjesë e rrugës sonë, e kampionatit tonë. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme.

Përplasjet e drejtpërdrejta do të jenë vendimtare dhe ne mendojmë të përgatitemi mirë për ndeshjen kundër Lazio.

Rezultati është negativ dhe na vjen shumë keq. Duhet ta kuptojmë se duhet të kontrollojmë më mirë lojën dhe të jemi pak më të kthjellët: ne u dhamë kundërshtarëve mundësinë për të qëndruar brenda ndeshjes”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu