Pioli komenton barazimin: Duhen shtrënguar dhëmbët, tani pres vetëm diçka nga ekipi im!

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Genoa-Milan duke komentuar rezultatin 2-2, që është i dyti radhazi për kuqezinjtë dhe i treti këtë sezon duke parë edhe ndeshjen ndaj Verona dhe Parma.

“Ky barazim erdhi në një ndeshje të komplikuar dhe në një terren të vështirë. Ne kishim situata në pjesën e parë për të kaluar në avantazh, do të kishte ndryshuar lojën.

Si zakonisht, kemi vendosur gjithçka në fushë dhe kemi arritur të kthejmë rezultatin”.

Lidhur me golat e pësuar: “Ne pësuam dy gola sot por dhuruam pak. Golat që po marrim po bëhen pak shumë, sot nuk mbuluam hapësirat siç duhej. Ishte një ndeshje në një fushë të vështirë, ekipi dëshironte të fitonte deri në fund, por fatkeqësisht nuk ia dolëm”.

Për mungesat: “E qartë që kur ke 5-6 lojtarë jashtë, karakteristikat ndryshojnë. Kemi zhvilluar ndeshje të rëndësishme dhe të shkëlqyeshme pa dëmtimet, tani është koha të shtrëngojmë dhëmbët.

Ata që kanë luajtur kanë treguar se janë në nivelin e duhur. Kemi pasur disa të meta por do të punojmë për to”.

Mungesa e Theo: “Le të themi që ne kishim përgatitur ekipin tonë me Ghiglione i cili duhej të mbulonte atë krah, do të ishte e vështirë edhe për Theo. Ata i mbyllën hapësirat mirë, pastaj për dy topa të humbur nga ne pësuam dy situata të vështira. Pavarësisht mungesave, ekipi po përgjigjet mirë dhe po vendos cilësitë e duhura për ta lënë fushën me rezultate pozitive”.

Për Tonalin: “Sinqerisht nuk bëj shumë dallim mes një mesfushe me 2 ose 3. Tonali është një mesfushor i plotë, sot ishte e vështirë të krijohej për mesfushorët. Ai është një mesfushor i plotë dhe pastaj varet nga pozicionet që marrim në fushë për t’u përpjekur të kufizojmë kundërshtarët”.

Më mirë pushimi apo merkato?

“Nuk mendoj se 2 ndeshjet e ardhshme do të përcaktojnë perspektivat tona. Ne e dimë që kemi qenë jashtë Ligës së Kampionëve për disa vjet, do të ishte një rezultat i shkëlqyeshëm për ta sjellë klubin përsëri atje.

Tani thjesht duhet të punojmë mirë, dy ndeshjet e ardhshme do të jenë të vështira dhe të rëndësishme. Ne vijmë nga një periudhë e gjatë në të cilën kemi luajtur shumë ndeshje, jemi vetëm në fillim të një ngjitjeje të gjatë dhe derisa të jemi në krye nuk duhet të ndiejmë lodhjen. Sidoqoftë, pashë një ekip të gatshëm”.

Çfarë prisni si një dhuratë e Krishtlindjes? “Paraqitje pozitive dhe rezultate në ndeshjet e ardhshme. Ne kemi nevojë për të marrë maksimumin nga dy ndeshjet e ardhshme për të pasur një Krishtlindje paqësore për ne dhe tifozët tanë. Vetëm kaq”.

Për rinovimin: “Ishte një shaka, jam shumë i lumtur. Jam i lumtur që stërvis këtë grup dhe këtë klub të madh, gjatë rrugës do të shohim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu