Pioli kërkon transferimin e lojtarit nga Fiorentina, agjenti vjen në Milanello

AC Milan ka ngjallur interesimin e saj për qendër-mbrojtësin e Fiorentinës, German Pezzella, raportojnë mediat italiane.

Calciomercato raporton se Milan po kërkon përforcime të reja në mbrojtje për shkak se Mateo Musacchio dhe Leo Duarte mund të largohen nga Rossonerët këtë verë.

Pezzella është një futbollist që pëlqehet shumë nga trajneri Stefano Pioli i cili e ka pasur nën urdhërat e tij futbollistin.

Ai vlerësohet me një shifër prej 20 milionë eurosh mirëpo kriza e COVID-19 do të bëj që vlera e tij të bjerë akoma më shumë duke u shndërruar kështu në një objektiv shumë të lirë se Nikola Milenkovic.

Kujtojmë që agjenti i tij ka qenë sot në Milanello ku është takuar me Maldinin dhe Massaran.

Mediat nuk japin dijeni se si ka shkuar ky takim, ndersa do të shihet në ditët e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu