Pioli: Kërkoj ndjesë për sjelljen time, nuk e kisha me Solskjaer! Madje e urova…

Trajneri i Milanit, St efano Pioli, ka shpjeguar reagimin që ka patur të enjten në përfundim të ndeshjes së humbur kundër Manchester United.

Tekniku kuqezi doli duke sharë dhe ofenduar por më pas u kuptua se kjo sjellje ishte referuar inatit me ndihmës trajnerin e Manchester dhe jo Solskjaer. Motivi lidhet me antisportivitetin e tij që largonte topat për të vonuar rivëniet anësore…

“Më vjen keq për reagimin që kam patur, nuk do të ndodhë më. Solskjaerit i kam bërë komplimentet, isha i zemëruar me ndihmësin e tij”.

Trajneri kuqezi, pas vërshëllimës së fundit, ka fyer pjesëtarin e stafit të United i cili u duk sikur e provokoi dhe u tall duke i thënë  “ekip i mirë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu