Pioli i thur elozhe Brahim Diaz dhe rrëfen vendosmërinë e Ibrahimovic

Stefano Pioli foli edhe për Zlatan Ibrahimovic dhe Brahim Diaz pas miqësores së fituar 4-1 ndaj Monza.

Për Ibrahimovic: “Vendosmëria e tij është shumë e lartë, ai duhej të luante vetëm 10 minuta në miqësoren e parë dhe 45 sot, por ka nevojë të luajë dhe është shumë i motivuar, si gjithë të tjerët”.

Për Brahim Diaz: “Duket që është një lojtar me cilësi të mira teknike, ai e punon mirë topin me të dyja këmbët. Duhet t’i japim kohën e nevojshme për të kuptuar futbollin tonë, i cili është i ndryshëm nga ai spanjoll. Ka cilësi të rëndësishme por duhet të punoj fort”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu