Pioli i mahnitur nga Junior Messias: “Nuk e prisja aspak!”

Më në fund, Junior Messias! Një verë e trazuar mes qëndrimit te Crotone dhe largimit, deri kur thirrja dhe treni i fundit mbërriti më 31 gusht, kur telefonata e Milanit “trokiti” në derën e tij…

Braziliani i rritur në Itali profesionalisht nuk e ka pasur të lehtë dhe është stërvitur jashtë mase për të mbërritur në ditën e sotme, kur edhe u bashkua me grupin kuqezi dhe tashmë është i gatshëm për të luajtur, edhe pse do të duhet pak që të kapë ritmin.

Trajneri i Milan-it, Stefano Pioli, ka shprehur gjithë kënaqësinë e tij për rikuperimin e blerjes së re Junior Messias.

“Më duket mirë, ka bërë vetëm dy stërvitje me ne”, ka thënë trajneri i kuqezinjve gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Atalanta-s.

“Më ka pëlqyer shumë, di të qëndrojë në fushë, e mban presionin, është i aftë në një kundër një. Mund të luajë mirë si në krahun e djathë dhe më mbrapa, mund të luajë mirë në disa pozicione të fushës”, ka shtuar Pioli.

“Është një djalë shumë cilësor, do të na japë një ndihmë të madhe”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu