Pioli i dashuruar pas talenteve të Bodo Glimt, i dërgon mesazh Maldinit sidomos për një emër!

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli për “DAZN” pas ndeshjes së fituar 3-2 ndaj Bodo Glimt që vleu kualifikimin në fazën e fundit përpara grupeve, pra në playoff, ku do të përballet me Rio Aves portugeze.

“Jemi të kënaqur. Është normale të vuash në këto ndeshje. Dje thashë që ishin mirë, nuk doja të vija duart përpara. Ishim mirë kur reaguam menjëherë pas avantazhit të tyre fillestar, por jo kur duhet të menaxhonim pas 3-1”.

“Duhet të kishim vuajtur më pak, por për mendimin tim këto fitore të arritura me vështirësi janë të mira. Gabuam teknikisht, por jam i kënaqur në total. Duhej shmangur rasti i tyre i fundit, rrezikuam dhe ishim me fat”.

Sakaq, Pioli i drejtohet dhe klubit dhe Maldinit duke piketuar dy futbollistë të Bodo Glimt: “Sulmuesit e krahut më pëlqyen shumë, janë me cilësi. Sidomos Hauge (tjetri ishte Lode). Më befasoi edhe mbrojtësi i majtë i qendrës”.

Ata sigurisht që janë një ekip i mirë dhe në fakt ata po udhëheqin dhe dominojnë ligën Norvegjeze. Edinim për vështirësitë që do të hasnim dhe në të vërtetë kishte! E prisnim këtë lloj vështirësie, por i kapërcyem ato”.

Çfarë mendoni për Hauge?
“E kishim parë atë mirë, duke ditur që ai ishte shumë i mirë si në hyrjen brenda linjave ashtu edhe në driblimet në krah. Ai është sigurisht një lojtar i nivelit Evropian”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu