Gjatë ndeshjes së djeshme kundër Romës, Zlatan Ibrahimovic, Hakan Calhanoglu dhe Ante Rebic u detyruan të largohen nga fusha për shkak të disa problemeve fizike.
Të tre lojtarët janë vlerësuar në këto orë nga stafi mjekësor kuqezi. Këtu janë kushtet e tyre:

IBRAHIMOVIC: tërheqje e muskulit të majtë të aduktorit. Do të rivlerësohet në rreth dhjetë ditë.
CALHANOGLU: ekzaminimet instrumentale zbuluan edemë të përhapur të muskujve të kofshës së majtë. Do të rivlerësohet sipas evolucionit klinik.

REBIC: testet instrumentale dhanë rezultate negative. Kroati do të jetë rregullisht në fushë ndaj Udinese.
Sakaq, Paolo Condò, në faqet e Repubblica, komentoi për fitoren Milan kundër Romës: “Ibra mbase e vonoi zëvendësimin në mënyrë që të mos akuzohej se kishte menduar për Sanremo: nëse do të ishte kështu do të ishte një gabim i lavdërueshëm, por përsëri një gabim”.