Pioli heq disa “gurëza” nga këpucët! “Në emergjencë totale i bëmë ballë kampionatit”

Stefano Pioli foli për mikrofonat e “MilanTv” pas suksesit të arritur në fushën e Bologna që është edhe hapja e fazës së dytë.

“Ndeshjet janë gjithmonë të djersitura. Pa kryer naivitetin te goli i Bologna kemi zhvilluar një ndeshje të shkëlqyeshme. Ne krijuam dhe luajtëm shumë.

Unë jam i lumtur me performancën dhe kjo është një fitore që na jep besim dhe na bën të përfundojmë një javë të vështirë.

Fitoret duhet të meritohen në fushë”.

Performanca e Leaos si fantazist?

“Leao luajti mirë. E gjithë skuadra ka provuar se është e rrezikshme por Rafa nuk është më një surprizë. Ai ka një potencial të madh dhe tani i duhet të vazhdojë t’i bëjë këto shfaqje.

Është shumë më tepër në lojë: sulm, mbrojtje, ai e di kur të bëjë faull. Tani gjendet gatu”.

Mbi golin e Rebicit dhe besimin që ai mund të marrë?

“Ante nuk ishte me fat sepse kishte dëmtime dhe pozitivitetin me Covid-19. Kjo ia hoqi gjendjen. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe performanca e sotme do t’i japë besim.

Grupi dhe përgatitja…

“Dy seancat e fundit stërvitore që kemi bërë këtë javë janë më të mirat prej një kohe të gjatë. Ne kemi rikuperuar lojtarë të rëndësishëm dhe ekipi ka qenë në gjendje të mbajë një qëndrim të ekuilibruar. Në vështirësi këtë sezon, luftuam me të tjerët”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu