Një performancë super pozitive kundër Shamrok Rovers (por edhe në miqësoret përpara nisjes së sezonit) dhe lavdërimet pasuese nga shtypi italian janë një ide se si sezoni i Davide Calabria mund të ndryshojë te Milani dhe dje, në konferencën për shtyp, erdhi edhe konfirmimi i trajnerit Stefano Pioli, i cili përmendi fjalë të rëndësishme për rritjen e mbrojtësit.
“Calabria po i jep vazhdimësi shfaqjeve të mira të fundit të sezonit të kaluar: nga pikëpamja mendore ai ka bërë një hap të rëndësishëm përpara, po bën mirë në fushë, është rritur dhe duhet të vazhdojë kështu” nënvizoi Pioli në konferencën për shtyp.

Një konfirmim i papritur për lojtarin e rritur te Milani dhe që përpara disa kohësh ndryshoi edhe agjent duke lënë për të menduar se divorci me “Djallin” ishte i pashmangshëm (e kërkonin në Spanjë sidomos).
Calabria gjithmonë ka punuar shumë, ka qenë gjithmonë i pranishëm dhe sot, lamtumira e tij në këtë merkato nuk është më në axhendë.

Sigurisht, në një treg pa fonde, askush nuk mund të konsiderohet me të vërtetë i pa transferueshëm dhe, përballë ofertave të mira, për një lojtar mbi të cilin Milani mund të bëjë një fitim të pastër kapitali, asgjë nuk është 100% e vendosur.
Sidoqoftë, fleksibiliteti i tij (ai mund të luajë si djathtas dhe majtas si zëvendës Theo Hernandez) dhe qëndrueshmëria e shfaqjeve të tij po zhvendosin ekuilibrin e tregut drejt një rikonfirmimi.