Pioli e krahason Ibrahimovic me ujkun dhe tufën e tij kuqezi!

“Ishte një fitore që duhej ta merrnim dhe për të cilën djersitëm. Ne zhvilluam një paraqitje të mirë, intensive dhe me shumë shanse, sidomos në pjesën e parë”.

Stefano Pioli është i sigurtë se ekipi i tij nuk po vuan fizikisht dhe që nuk ka rënie siç edhe është shkruar dhe thënë…

Pioli: “This is a win that boosts our confidence, every game must be  fought, Leão is no longer a surprise, Rebić knows how important he is to  us” | Rossoneri Blog -

“Rruga jonë duhet të parashikojë që ndeshje të caktuara mund të humbasin. Ne kemi ulur nivelin tonë të vëmendjes ndaj ekipeve kundër të cilave nuk duhet ta kishim bërë si Atalanta.

Duhet të ruajmë nivelin e këtyre paraqitjeve dhe tani po punojmë shumë gjatë javës. Ne jemi duke rikuperuar lojtarë. Dhe sa më shumë të jenë aq më mirë është për mua”.

Rreth Ibrahimovic dhe faktit që është vënë në shënjestër…

“Ai ishte i dobishëm në fitoren tonë. Fitoi shumë duele dhe bënte që ekipi të ngrihej përpara. Ai dhe Franck kanë përgjegjësinë të godasin penalltitë. Ibrahimovic është kampioni ynë dhe ai që mbron grupin.

Nëse është e vërtetë se forca e ujkut është në tufë dhe se forca e tufës është te ujku, atëherë fillojmë të jemi të fortë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu