Alexis Saelemaekers mbërriti në Milano si një i panjohur total dhe përveç se nisën të qeshurat mbi mbiemrin e tij apo prononcimin, shumë besonin se jo vetëm që nuk do të fitonte vendin e titullarit, por do të kthehej në Belgjikë në fund të sezonit të shkuar!
E vërteta ishte ndryshe, pasi belgu ishte në gjendje të dëshmonte cilësitë e tij të vrapimit dhe sakrificës në një kohë të shkurtër.
Alexis është bërë i rëndësishëm për Stefano Pioli, i cili po e përdor atë gjithnjë e më vazhdimisht.
Trajneri i tij personal, i intervistuar nga Europa Calcio, rrëfeu disa anekdota të 21 vjeçarit:
“E njoh atë prej tre vitësh dhe e kam ndihmuar shumë. Transferimi te Milani ishte i pabesueshëm: është fantastike për të që të luajë në një realitet si kuqezinjtë. Ai është shumë krenar që është në Milano dhe për besimin e Pioli, i cili tashmë e vëzhgoi atë kur ishte ende trajner te Fiorentina.
Gjithmonë punon shumë për t’u përmirësuar dhe rritur, ai e bëri këtë edhe gjatë bllokimit mars-prill. Alexis është një person inteligjent dhe i shoqërueshëm dhe është shumë i respektueshëm me ata që kanë më shumë përvojë se ai, si Ibrahimovic”.