“Pioli e ka provuar sot si titullar”, formacioni i mundshëm ndaj Spezia-s befason?

Tashmë jemi në prag të një sfide tjetër të rëndësishme për Milanin e Stefano Piolit, i cili pas suksesit në raundin e mesjavës me Venezia është thirrur të japë vazhdimësi në fushë ndaj Spezia.

Ndeshja është caktuar në orën 15:00 te shtunen.

Skuadra e stërvitur nga Thiago Motta është kundërshtari i ditës së gjashtë të ligës dhe i paraprin ndeshjes së madhe të Ligës së Kampionëve në San Siro me Atletico Madrid.

Dyshimet e stërvitjes për trajnerin emilian janë të ndryshme, gjithashtu në funksion të sfidës kundër Colchoneros, e cila tashmë bëhet themelore për kalimin e raundit.

Ndryshimi i mundshëm dhe pushimi për Leao
Manuele Baiocchini, i cili foli për Sky Sport, raportoi lajmet e fundit nga Milanello. Këto janë fjalët e tij: “Pioli po studion mundësitë për ndeshjen kundër Spezia. Leao mund të pushojë në ndeshjen kundër Spezias. Ndër balotazhet e tjera, në korsinë e djathtë ka duel midis Calabria dhe Kalulu”.

Sidoqoftë, surpriza e vërtetë për sfidën e së nesërmes mund të jetë një tjetër. Gazetari më vonë shtoi: “U mendua per Ballo Toure por Daniel Maldini mund të jetë surpriza e madhe për ndeshjen kundër Spezia.

Pioli e provoi atë si titullar këtë mëngjes, ai mund t’i jepte një pushim Brahim Diaz, ose më lehtë Rafa Leao, pasi te dy i kane luajtur te gjitha ndeshjet.

Maldini ka bërë mirë në këtë muaj e gjysmë të parë të sezonit dhe kështu ai mund të ketë shansin e tij”.

MILAN (4-2-3-1) Maignan; Kalabria, Tomori, Romagnoli, Hernandez; Tonali, Kessie: Saelemaekers, D. Maldini, Brahim Diaz; Rebic

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu