Pioli beson ende te cilësia dhe karakteristikat e ekipit. Fjalimi i tij shkon te ai drejtim

Stefano Pioli e di mjaft mirë se skuadra e tij nuk është ajo e parë në ndeshjet e fundit dhe po ashtu e di dhe se kjo periudhë është e vështirë.

E vetmja mundësi për të dalë është puna, paraqitja e mirë dhe rezultati. Por, më së shumti rezultati. Pas fjalëve të Simon Kjaer, edhe trajneri sot në lidhjen Twich u shpreh se mund të rifillohet aty ku u la përpara rezultateve jo të mira.

“Në mendjet tona kemi dëshirën për të rifilluar, për t’u kthyer në arritjen e një rezultati pozitiv në kampionat në një ndeshje të vështirë jashtë.

Me cilësitë tona dhe karakteristikat tona, ne mund të bëjmë mirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu