Pioli: Ata të tre më befasuan që ditën e parë të grumbullimit. Mbi merkaton po ju jap një lajm

Duke folur për mikrofonat e Dazn, Stefano Pioli komentoi Milan-Cagliari. Këto janë fjalët e tij:

Për gëzimin e kthimit të tifozëve në stadium dhe paraqitjen:

“Është bukur të kesh tifozët tanë. Kur i pashë në Xheova javën e shkuar ishte e mrekullueshme, por t’i kesh këtu në San Siro ishte edhe më mirë.

Ekipi luajti me ritëm dhe cilësi, ekipi kishte ide të qarta në fushë sonte”.

Mbi rritjen e Tonali dhe mundësinë për të luajtur me dy sulmues.

“Sandro punoi shumë. Gjëra të çuditshme ndodhin në futboll sepse në ditën e parë të grumbullimit dallova se Tonali, Leao dhe Krunic ishin pjekur dhe rritur shumë. Ata kishin nevojë për disa mësime të kaluara për të mësuar në të ardhmen. Tonali ka gjithçka: ai ka këmbë , pozicionimi dhe cilësi. Tani duhet të vazhdojmë kështu.

2 sulmues? Unë jam i hapur për të gjitha zgjidhjet, do të përpiqem të fus ekipin më të mirë. Bakayoko nuk ka nënshkruar ende, por ai do të jetë njëri prej nesh.

Shpresoj të rikuperoj të gjithë lojtarët e rëndësishëm sepse do të kemi shumë angazhime të rëndësishme me 7 ndeshje në 20 ditë.

Ne do të duhet të jemi mirë dhe të punojmë me këtë vullnet”

Rreth menaxhimit të një grupi kaq të ri.

“Unë besoj se nëse duam të kemi një të ardhme pozitive, të gjithë lojtarët duhet të ndihen si titullarë.

Unë jam duke luftuar për të bërë zgjedhje edhe sepse lojtarë të rëndësishëm do të kthehen, ndoshta dy lojtarë të tjerë do të vijnë.

Grupi i Ligës së Kampionëve do të jetë i vështirë por stimulues me kundërshtarë të ndërlikuar dhe do të jetë e rëndësishme të rritemi pa pasur frikë të bëjmë gabime dhe të mësojmë nga gabimet tona”.

Mbi performancën sulmuesve.

“Në të gjitha miqësoret kishte një situatë që përsëritej. Ne bëmë paraqitje të shkëlqyera, por shënuam pak gola.

Sot duke shënuar shumë do të thotë që ne lëvizëm me cilësi, qartësi dhe ishim më konkretë. Do të ketë ndeshje të vështira, por skuadrat e forta duhet të fitojnë edhe nëse luajnë keq”

Për atë që i tha Leao.

“Leao donte të luante tërë lojën dhe unë i thashë të vazhdojë të punojë kështu. Jam i sigurt se ai do të ketë një sezon të mrekullueshëm.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu