Pioli analizon Milan-Atletico për MilanTV: “Në Anfield djemtë mësuan diçka me rëndësi në Champions!”

Duke folur për mikrofonat e MilanTv, Stefano Pioli beri analizen e tij në prag të Milan-Atletico. Këto janë fjalët e trajnerit kuqezi qe paralajmeron ekipn e tij:

“Ne kemi qenë gjithmonë të mirë në analizimin e paraqitjeve tona dhe në përpjekjen për të përmirësuar gjerat pozitive dhe për të mos bërë gabimet që na çuan në humbjen e ndeshjes ndaj Liverpool.

Kur rritet niveli, gabimet paguhen shumë. Ne duhet bëni një performancë të barabartë dhe me vëmendje të madhe sepse ne luajmë kundër një ekipi të pjekur dhe shumë të gatshëm për të përfituar nga gabimet e kundërshtarit”

“Madje edhe ne Angli ne nje moment menduam se mund te dilnim me rezultat pozitiv dhe pikerisht nje humbje perqendrimi dhe gabime te vogla na ndeshkuan. Nuk duhet te ndodhe.

Sigurisht, jemi ekip i ri ne Champions dhe pa pervoje, por ne kete aspekt, duhet qe entuziazmi, freskia dhe deshira e te rinvje te na shtyjne perpara, pjesen tjeter do ta beje publiku i San Siros qe duhet te jete arme dhe avantazh per ne”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu