Pioli “acaron” Crvena Zvezda, fshin Beogradin nga harta!

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, gjatë komentit të tij për kalendarin e kuqezinjve që do të jetë i ngjeshur dhe se do të duhet ndihma e të gjithëve (i ftuar te Sky Sport në lidhje direkte pas ndeshjes) bëri një lapsus që megjithatë ka gëzuar jo pak tifozët shqiptarë dhe ka acaruar ato serbë…

Në fakt, në vend që të thoshte se Milani do të shkojë të luajë në Beograd, Pioli tha “kemi ndeshje pranë njëra tjetrës.

Luajmë ndaj Atalanta, pastaj Inter në Kupën e Italisë, Bologna, Crotone, Spezia, Crvena Zvezda në Sarajevë, derbi me Interin dhe kthimi me Zvezda në Milano”.

Stadion Rajko Mitic - Red Star - Belgrade - The Stadium Guide

Asnjë në studio nuk e korigjoi në fakt, duke qenë se nuk e kishin fort mendjen, por për ata që e ndoqën dhe që janë shqiptarë do të ketë qenë një moment i bukur… Ose ndoshta vërtet luhet në Sarajevë?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu