Pierre Kalulu, ardhje nga Lioni, është e vetmja blerje e Milanit deri më këtë moment.
Futbollisti ka zhvilluar sot seancen e parë të stërvitjes me shokët e skuadres dhe është dukur menjëherë në formë për këtë aventurë të re, duke u munduar të integrohet shpejt.
20 vjeçari ka postuar një mesazh në rrjetet sociale në meritë të këtij fillimi të di me bluzen kuqezi:
“Mirë se erdhe në Milano…”.
Pak fjalë por me kuptim, që dëshmojnë dëshiren e tij për të lënë gjurmë dhe të tregojë cilësitë e tij.
Kalulu do të luajë për momentin me Primavera të Federico Giunti-t, por mund të gjejë hapësirë edhe me Skuadren e Parë në rast nevoje, sidomos nëse nuk zgjidhet një i jashtëm i ri për mbrojtjen.