Pianeta Milan: “Mjaft me gabime, Milani në shtator nis të mendojë blindimin e dy lojtarëve!”

Ismael Bennacer së shpejti mund të fillojë bisedimet me Milanin për rinovimin e kontratës.

Sipas asaj që është mësuar nga korrespondenti i Pianeta Milan, Stefano Bressi, takimet e para priten që në shtator.

Mesfushori algjerian, i cili mbërriti në gusht 2019, ka krijuar një hapësirë ​​të rëndësishme në vitet e fundit dhe eshte rritur. Pas disa vështirësive fillestare, me San Siro që e fishkëlleu atë për disa ndeshje në shtëpi, sot Bennacer është një element kryesor i ekipit të Piolit.

Kjo është arsyeja pse Milani dëshiron ta blindoje ate.

Kontrata e mesfushorit algjerian do të përfundojë në vitin 2024, por kuqezinjtë synojnë të shpejtojnë negociatat për të zgjatur marrëveshjen me një element kyç për sezonet në vazhdim, duke i modifikuar sigurisht edhe rrogen.

Një tjetër lojtar me te cilin pritet takim per rinovim eshte edhe Theo Hernandez, që gjithashtu si Bennacer ka kontrate deri ne vitin 2024 dhe fiton 1.5 mln euro ne sezon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu