Përqafimi me Maldinin, emocionet dhe tifozët, THEO HERNANDEZ: “Më vjen keq vetëm për diçka”

Njeriu i ndeshjes. Pikërisht ai, mbrojtësi që shënon si një sulmues. Në fund, atëherë kur duhet, atëherë kur ndoshta të tjerët dorëzohen.

Theo Hernandez është padiskutim një ndër futbollistët më të mirë në botë në rolin e tij, për të mos thënë më i miri në këtë moment.

I shpallur Njeriu i Ndeshjes ndaj Lazios, me golin me kokë disa sekonda nga fundi, për DAZN komentoi ndeshjen.

Çfarë po ndodh në kokën tënde tani? “Një gol i veçantë, është për të ardhur keq që të mos kremtojmë fundin e një viti vërtet të pabesueshëm me tifozët”.

Përqafimi me Maldinin në fund të ndeshjes: “Ai është mbrojtësi më i mirë në histori, është fantastike që ai vjen dhe më përqafon. Ne luftuam deri në fund dhe ia vlejti, Lazio është një ekip i shkëlqyeshëm”.

A jeni të vetëdijshëm për vlerën tuaj? “Unë punoj çdo ditë që të bëhem më i miri në botë.

Më duhet të falënderoj shokët e mi të skuadrës sepse ata më japin një dorë të shkëlqyeshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu