PËRPLASJE TITANËSH: SuperLeague apo Champions? Nis përçarja e madhe. Gjermania ka vendosur për momentin…

Përçarje maksimale për momentin në futbollin europian. Pas njoftimit të krijimit të Superligës Europiane, shumë ekipe dhe federata kanë dalë kundër saj përmes deklaratave zyrtare. Duket se nuk ka kthim prapa, por si do të zgjidhet ky konflikt?

Tri klube pritet t’iu shtohen 12 themeluesve (Barcelona, Milan, Arsenal, Atlético Madrid, Chelsea, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madridi dhe Tottenham), në mënyrë që të mund të bashkohen para sezonit inagurues, i cili planifikohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Florentino Pérez, presidenti i Real Madridit, është zgjedhur nga 12 klubet që formojnë garën e re europiane të futbollit për të kryesuar Superligën, një turne që ai siguroi se do të “ndihmonte futbollin në të gjitha nivelet”.

Zv.presidenti i Superligës është Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit, i cili u largua nga presidenca e ECA. Ai ka siguruar se po bëjnë ëndrrën e tifozëve të futbollit realitet me ndeshje të shkëlqyera në mënyrë të vazhdueshme, përmes një kompeticioni të ri.

Komunikimi nga La Liga
La Liga dënoi “me forcë propozimin e njoftuar, për të krijuar një kompeticion europian të shkëputur dhe elitist, i cili sulmon parimet e konkurrencës së hapur dhe meritës sportive, që zënë pjesën më të thellë të ekosistemit kombëtar dhe europian të futbollit.

Propozimi i ri i nuk është asgjë më shumë sesa një qasje egoiste, e krijuar për të pasuruar më tej më të pasurit. Ai do të dëmtojë vetë futbollin dhe do të ketë një ndikim thellësisht të dëmshëm në të ardhmen e afërt të La Liga-s, të klubeve që e përbëjnë atë dhe të gjithë ekosistemin e futbollit.

Iniciativa e 12 klubeve do të ndikojë edhe në pjesën tjetër të sporteve, në të cilat, në sezonin aktual, La Liga kontribuon më shumë se 126 milionë euro, pasi rrezikon sistemin e kontributeve, të miratuar në “Paktin e Viana”.

Tifozët anglezë, kundër
Tifozët e klubeve angleze, të përfshira në krijimin e Superligës Europiane, kanë refuzuar me forcë zhvillimin e saj, duke e quajtur atë “të papranueshëm”, “tradhti” dhe “vdekjen e futbollit”.

“Big Six” i Premier League është shfaqur si themeluesi i Superligës, me Manchester City, Manchester United, Liverpool, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham si anëtarë të kompeticionit të ri.

Tifozët e tyre nuk kanë vonuar të përgjigjen dhe ekipet si Manchester United dhe Manchester City nuk e kanë botuar ende deklaratën e grupit në rrjetet sociale për të shmangur linçimin publik, që tashmë ka nisur mes tifozëve.

Gjermanët nuk do të marrin pjesë
Federata Gjermane e Futbollit (DFB) u pozicionua të hënën qartësisht kundër nismës egoiste të 12 klubeve europiane. Edhe ekipet gjermane, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, që mund të bashkoheshin, kanë refuzuar. “DFB është pozicionuar qartë kundër konceptit të një Superlige të Europës”, – fillon deklarata e shkurtër e postuar nga federata në faqen e saj të internetit.

Sipas institucionit, “në futboll gjithmonë duhet të ketë të bëjë me performancën sportive dhe jo me interesat egoiste ekonomike të disa klubeve”. PSG është, së bashku me Bayern Munich, mungesa e madhe në grupin e themeluesve të Superligës Europiane (12 klube) nga Anglia, Spanja dhe Italia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu