Përplasja Rebic-Bonucci dhe çfarë ndodhi! Kroati u hakmorr me festimin te goli…

Shumë nervozizëm në fushë në pjesën e dytë te Juventus-Milan. Fillimisht ishte Dybala ai qe provokoi Tonalin sepse nuk kishte nxjerr topin jashte pasi Morata ishte i shtrire ne anen tjeter te fushes.

Fantazisti bardhezi pati nje ballë për ballë me Tonali, aq sa e ka shtyre me trup mesfushorin kuqezi qe nuk ka reaguar edhe aq shume por arbitri Doveri i nxorri te verdhe te dyve.

Por, gjakrat u nxehen me shume te përplasja mes Ante Rebic dhe Leonardo Bonucci.

Kroati bën një faull ndaj Danilos dhe vershellehet nga publiku, të cilit i përgjigjet me gisht para gojës: “Heshtni”.

Reagimi i Bonuccit është i menjëhershëm, i cili i shkon kroatit me fytyrë të nevrikosur për t’i thënë që të mos e perserise me ate qe beri ndaj publikut.

Disa minuta më vonë Rebic shënon dhe çon shikimin te tribuna e tifozeve te Juventusit duke bere një gjest tjetër: “Qetë”, me të dyja duart…

Një mace e zezë për Juventusin. Pas golit të sotëm, sulmuesi kroat i Milanit u bë lojtari i parë i aftë për të shënuar në tre ndeshje radhazi ndaj Juventusit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu