Përpara ndeshjes bëri humor, klubi çek i kërkon falje Diaz pas 3-0 në “San Siro”!

Dje, profili i UEFA në Twitter, duke publikuar videon e golit kundër Celtic, pyeti tifozët nëse Diaz do të godiste përsëri kundër Sparta Pragës.

Përgjigja sociale e ekipit çek nuk vonoi të vinte dhe ata u përgjigjën lehtë me një “jo” të prerë.

Image

Përgjigje që u mor masivisht nga tifozët, e gjitha në një atmosferë shakaje e humori, ndaj golit të spanjollit i cili hapi ndeshjen midis Milanit dhe Sparta me një të djathtë të bukur në mes të pjesës së parë.

Në fund të ndeshjes në rrjetet sociale, nga Sparta arritën komplimente për numrin 21 kuqezi, i cili veç golit, zhvilloi edhe një super ndeshje.

“Jo rezultati që shpresonim, por ne do të vazhdojmë të luftojmë. Dhe padyshim, administratori (i faqes) i detyrohet falje Brahim, lojë e shkëlqyeshme nga ana e tij. Të urojmë fat për ndeshjet e ardhshme, shihemi së shpejti në Pragë!”.

Edhe spanjolli e ka kthyer “Shihemi në Pragë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu