Përmbushet “profecia” e trajnerit të Lille disa minuta përpara ndeshjes!

Christophe Galtier, trajneri i Lille, përpara se të niste ndeshja ndaj Milanit, foli për “Sky Sport” dhe siç duket e parapriu atë që do të ishte paraqitja e ekipit të tij në “San Siro”.

Një farë profecie nga trajneri francez, që e dinte Milanin dhe e kishte studjuar imtësisht dhe me çdo detaj.

Milan-Lille, Galtier: "Vogliamo fare meglio di loro, sono fortissimi"

“Ne do të duhet të luajmë me mentalitetin e duhur, nëse nuk luajmë 150% është e pamundur. Milani ka talent dhe përvojë të madhe, ne do të duhet të luajmë me mentalitet dhe të luajmë futbollin tonë, të jemi të shpejtë në fazën sulmuese”.

“Milani është padyshim favoriti në grup, por nëse bëjmë një paraqitje të mirë sonte do të kemi një pozicion të mirë, por për ta bërë atë duhet të mposhtim kuqezinjtë dhe për t’ia dalë do të duhet të bëjmë më mirë se zakonisht”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu