Përjashtimi i Milanit nga UEFA dhe hakmarrja e Elliott! Pranuan në heshtje por…

Zyrtarizimi i  Super League përpara se UEFA të zyrtarizonte Super Champions League i shte lëvizja e quajtur ndryshe “shah mat”.

Praktikisht, lufta për pushtet kishte nisur prej kohësh me nismëtarët Juventus dhe Real Madrid, që futën në këtë xhiro të madhe miliardash edhe klubet më të mëdha në botë dhe me më shumë tifozë, që prekin rreth 80% të gjithë globit…

Presidenti i  ECA-s (Shoqata e Klubeve Europiane) Andrea Agnelli kishte përgatitur gjithçka me përpikmëri, duke ngritur edhe një grup të specializuar avokatie, ndër më prestigjozët në botë.

Për të bërë të mundur këtë projekt, u desh të bashkonte më të fortët, aq sa pandemia dha edhe “asistin” final, pasi fitimet ranë në mënyrë drastike nga mungesa e publikut, sponsorizimeve dhe të drejtave tv që nisën të lëkundeshin!

E ndërsa UEFA mendoi për i nteresat e saj, duke krijuar Super Champions League dhe duke zgjeruar formatin, 12 klubet e anëtarësuara si bashkëthemelues të Super League, krijuan kompeticionin e tyre, kushte e tyre, por sidomos fitimet e tyre, pa i  ndarë me një palë të tretë siç ka ndodhur që kur UEFA dhe FIFA janë krijuar…

Por, të kthehemi te Elliott, pra pronarët e Milanit. Përjashtimi i  klubit nga Kupat e Europës i shte një dëm i  madh i mazhi për kuqezinjtë.

Fondi amerikan heshti dhe pranoi gjithçka, po në këto 3 vite mezi priste momentin të hakmerrej ndaj UEFA-s dhe FFP që në vend që të rregullonte bilancet, thelloi hendekun mes atyre që i shin në majë dhe atyre që i shin poshtë.

Pra, Milani nuk i shte më pjesë e tavolinës së madhe dhe donte të i shte me çdo kusht. Kështu që Gazidis, Agnelli dhe Zhang, të tre bashkë, bashkuan duart për të qenë pjesë e këtij super projekti…

Elliott mori Milanin dhe kritikat e shumta nisën, aq sa u kërkua edhe shitja e klubit sa më shpejt. Diçka që nuk ndodhi sepse pikërisht Super League i shte edhe objektivi kryesor.

Mbase edhe konfirmimi i  Piolit shkonte në këtë drejtim, duke mos bërë i nvestime dhe duke ndaluar çdo gjë, për të parë se si do të zhvillohej e ardhmja…

Milani futet tashmë pa asnjë borxh ndaj bankave, por me bilancin me minus, që nuk do të jetë kritet në Super League, ndryshe nga UEFA!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu