Perez nuk i jep fund Super League, deklarata e tij kundër UEFA! Milani i përfshirë, por skenari ndryshoi me 3 ftesa të reja

Numri një i Real Madridit, mbështetësi kryesor i Superligës. Nuk ka njeri tjetër në këtë moment, më shumë në qendër të stuhisë se Florentino Perez. Presidenti i Merengues nuk dorëzohet dhe iu shpjegon mikrofonëve të “AS” pushimin që kanë bërë organizatorët e Superligës:

“Organizata ekziston dhe gjithashtu partnerët që e përbëjnë Superligën. Ajo që bëmë ishte se i lejuam vetes disa javë për të reflektuar mbi virulencën me të cilën disa njerëz që nuk duan të humbin privilegjet e tyre kanë manipuluar atë që ndodhi.

Projekti i Superligës është më i miri i mundshëm; është bërë për të ndihmuar futbollin që të dalë nga kriza.

Futbolli është dëmtuar rëndë. Ose ne bëjmë diçka së shpejti, ose shumë klube do të falimentojnë. Nuk shkon kundër ligave kombëtare dhe synon të bëjë më shumë para për të gjithë futbollin”.

Perez më pas pranon disa gabime dhe shpall një zgjidhje të mundshme për të futur temën e meritokracisë në Superligë: “Por, sidoqoftë, ne me siguri kemi bërë diçka të gabuar.

Tani le të bëjmë një diskutim mes nesh dhe të krahasojmë idetë tona. Ndoshta zgjidhja më e mirë do të jetë përfshirja e katër më të mirëve në çdo kampionat. Nuk e di, por diçka duhet të bëhet, sepse të rinjtë, midis moshës 14 dhe 24 vjeç, po e braktisin futbollin, sepse i mërzit ata përballë argëtimeve të tjera që preferojnë”.

Pastaj, sulm frontal ndaj UEFA dhe Ceferin, me të cilin tani është luftë e hapur: “Ne donim të diskutonim detajet me UEFA-n, por ata as nuk na dhanë kohë. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Kërcënimet e Ceferin shkojnë kundër konkurrencës së lirë, është shumë serioze.

Për të mos përmendur reformën e Champions Legue, që nuk më bind aspak. As formati, të cilin askush nuk e kupton, as afati i fundit, sepse po flasim për vitin 2024. Situata duhet të rregullohet më shpejt, ose të gjitha klubet do të falimentojnë”.

Projekti Super League tani duket se është arkivuar përfundimisht.

Pavarësisht nga fjalët e Florentino Perez, president i Real Madrid, i cili flet për hipotezën ende të gjallë dhe të mirë.

Por largimi zyrtar i tetë nga dymbëdhjetë klubet nuk paralajmëron mirë…

Ndërkohë, tabloidi britanik Daily Mail zbuloi sot një sfond mbi përbërjen e garës evropiane krejt të re dhe të diskutueshme të organizuar nga klubet më prestigjioze në Evropë.

 Ideja ishte ajo e një turneu me gjithsej 20 ekipe.

Perez dhe Agnelli, dy mbështetësit kryesorë të projektit, do të donin të përfshinin 15 klube si një bazë fikse për Superligën, që janë skuadrat më të merituara për historinë, triumfet dhe xhiron e parave…

Këtyre do t’u shtohen çdo vit pesë ekipe të tjera bazuar në meritat sportive në kampionatet e tyre përkatëse.

Prapaskena e fundit ka të bëjë me disa klube që do të ishin ftuar të merrnin pjesë. Duket se klubet themeluese, pak para kthesës së përgjithshme të udhëhequr nga anglezët, kanë menduar konkretisht të sjellin tre skuadra të tjera.

Këta janë francezët e Olympique Marseille dhe Lyon, por dhe gjermanët e Leipzig.

Të tre ekipet në fjalë, të paktën sipas vlerësimit të klubeve themeluese, do të kishin qenë zgjedhjet e radhës për t’i dhënë rrugën e efektshme kësaj ligë separatiste dhe autonome.

Zgjedhja do të binte mbi ta pas refuzimit kategorik të Bayern Munich, PSG dhe Borussia Dortmund.

Të cilat tashmë ishin konsideruar për arsye sportive dhe ekonomike si klubet më të përshtatshme për të kompletuar listën e ngushtë të 15 ekipeve startuese.

Është e paqartë nëse Marseille, Lyon dhe Leipzig do të ishin përgjigjur pozitivisht. Sigurisht që të dy klubet franceze do të kishin disa arsye të përshtatshme (financiarisht) për të qenë pjesë e Super League dhe planin e të ardhurave totale prej 3.5 miliardë eurosh premtuar nga JP Morgan.

Për më tepër, përpara ftesës për 3 klubet e lartpërmendura, klube të tjera të mira evropiane tashmë ishin larguar përpara se të merrnin ndonjë thirrje nga Perez.

Për shembull, Roma, Sevilla, Ajax dhe Porto menjëherë u distancuan dhe i dhanë mbështetjen e tyre UEFA-s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu