“Përbindësh, thesari i Italisë” Lippi i thur elozhe Donnarumma-s “Kurse Romagnoli…”

Marcello Lippi, ish-trajneri i ekipit kombëtar italian, dha një intervistë për Gazzetta dello Sport ku ai preku çështje të ndryshme aktuale gjithashtu në lidhje me Milanin.

Ndërsa për Gianluigi Donnarumma, Lippi tha: “Ai është trashëgimtari i Gianluigi Buffon. Një përbindësh, në moshën 22 vjeç, ai tashmë ka dyqind ndeshje në Serie A.

Më kujton Buffon për sigurinë, ndjesinë e pozicionit, rezultatet efektive pa ekzagjeruar shfaqjen. Një portier i shkëlqyeshëm, një aset dhe thesar për Italinë”.

“Romagnoli? Ai është një lojtar i mirë në një ekip të shkëlqyeshëm si Milani. Tani ai duhet të bëjë hapin e fundit në cilësi për të arritur nivelin më të madh”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu