Penalltitë dhe Ibrahimovic, Kessie sqaron gjithçka!

Ibrahimovic ose Kessie: kush do të godasë  penalltitë e radhës?

Mesfushori i Bregut të Fildishtë, që aventurën e tij në Olimpiadë e nisi me gol, i intervistuar nga Gazzetta dello Sport, ka ide të qarta për këtë:

“Zgjedhja e parë i takon Zlatanit. Kjo sepse ai është një sulmues, ka nevojë të shënojë ashtu si unë kam nevojë të vrapoj.

Pra, nëse dëshiron t’i godasë, kjo është në rregull.

Nëse, nga ana tjetër, nuk i pëlqen, atëherë nuk do të tërhiqem mbrapa natyrisht…”.

Kessie është specialist i penalltive, aq sa përqindja e gabimeve është tepër e vogël për “Presidentin”.

Sezonin e shkuar Franck realizoi 13 gola nga të cilat 11 ishin me penallti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu