“Penallti për Juventusin!” Batuta e Piolit bën për vete milanistët dhe çmend bardhezinjtë

Të hënën, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, u zgjodh si Trajneri më i Mirë nga Gazzetta dello Sport Award 2020.

Ish-tekniku i Interit, Bolongnas, Lazio, Parma dhe Fiorentina gjatë mbrëmjes gjithashtu gjeti një mënyrë për të marrë pjesë në një quiz në shoqërinë e Gianmarco Pozzecco, ylli i basketbollit italian.

Milan, Pioli: "Contro la SPAL abbiamo buttato via un'occasione"

Teksa u gjend përpara një fotografie ku duhet të zgjidhte mes opsioneve, Pioli vendosi për “Penallti për Juventusin”, një frazë e përdorur shpesh në të kaluarën nga tifozët e ekipeve të tjera për të nënvizuar se si, sipas mendimit të tyre, klubi bardhezi shpesh ka një numër të lartë të goditjeve të penalltive në krahasim me kundërshtarët.

Kjo shaka shkaktoi të qeshura të përgjithshme dhe sigurisht e solli trajnerin edhe më pranë tifozëve të Milanit…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu