Pellegatti “thumbon” Sky: Nuk e di se si i dalin llogaritë Milan-Dzeko?!

Duke folur në kanalin e tij në YouTube, Carlo Pellegatti u ndal te thashethemet që “çojnë” Dzeko afër Milanit.

Këto janë fjalët e gazetarit dhe tifozit kuqezi: “Po flasim për Dzeko. Unë do të doja të them për dijeni të fakteve që Allegri është shumë i interesuar për ta marrë te Juventusi. Thashethemet që vijnë nga Roma, megjithatë flasin për një Mourinho që e konsideron boshnjakun si një lojtar që nuk mund të shitet.

Gjithashtu sepse do të doja të kuptoja pse Milani duhet të shkojë dhe të marrë një sulmues kontrata e të cilit skadon në 2022, duke paguar kompensim dhe me një pagë shumë të lartë?!

Milani nuk është një ekip që lejon lojtarët të largohen me zero (shih Donnarumma) dhe më pas blen lojtarë të tjerë pas skadimit!

Pse të paguash kompensim te Roma kur pret janarin?! Përtej këtij fjalimi, Dzeko nuk është i mundur, sepse Roma nuk e shet”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu