Pellegatti sugjeron fantazistin: “Ai mund të jetë i duhuri, e siguron me 5 mln euro ose huazim”

Të gjithë presin një goditje të mirë nga Milani në rolin e mesfushorit sulmues. Shumë emra po qarkullojnë, por tani për tani, asnjë negociatë nuk duket afër përfundimit!

Ditët e fundit është folur shumë për Yacine Adli, i cila luan në këtë pozicion te Bordeaux, por që në idetë e kuqezinjve duket se konsiderohet më shumë si mesfushor. Lojtari që do të arrijë në Milanello për të luajtur për vendin me Brahim Diaz duhet të jetë një tjetër.

Carlo Pellegatti në videon e tij të zakonshme në YouTube përmend Rafinha si një opsion të mundshëm për Milanin: “Shpresoj se është emri i duhur. Nuk kam asnjë konfirmim, por ka kaq shumë elementë që më bëjnë të mendoj se mund të jetë emri më i nxehtë.

Nuk jam i sigurt, gjatë ditës do të kryej verifikime të tjera. Ai është i huaj, mund të luajë në dy role, shpenzime të qëndrueshme. Për 5 milionë euro mund ta marresh nga PSG, mbase edhe në huazim.

Ai ka përvojë ndërkombëtare, i rikuperuar nga këputja e ligamenteve në nëntor 2018. Ai është një lojtar gati, është 28 vjeç dhe tashmë mund të luajë ndaj Sampdoria. Sigurisht që do të rriste cilësinë e ekipit”.

Rafinha, vëllai i Thiago Alcantara të Liverpoolit, mund të largohet nga Paris Saint Germain në këtë merkato.

Mauricio Pochettino nuk do të kundërshtonte shitjen e tij dhe PSG gjithashtu duhet të shesë dikë pas investimeve të mëdha të bëra në nënshkrimet e disa përforcimeve.

Braziliani me një pasaportë spanjolle tashmë ka pasur përvojë në Itali me fanellën e Interit.

Ai mbërriti në Milano në Janar 2018 dhe dha një kontribut të mirë për ekipin e stërvitur atëherë nga Luciano Spalletti.

Do të shohim nëse është i destinuar të kalojë në anën tjetër te Milanos tani. Me siguri Rafinha mund të jetë një mundësi për këtë finale të tregut të transferimeve. Ende nuk ka asnjë konfirmim për interesimin e Milanit, por nuk është një pistë për t’u përjashtuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu